INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I tha ''mos e shndërroni në lypës TARAMELEN'' dhe Alketa Vejsiu u përlot, Olti Curri reagon sërish: Jo pasi të...[FOTO]

I tha ''mos e shndërroni në lypës TARAMELEN'' dhe Alketa Vejsiu u përlot, Olti Curri reagon sërish: Jo pasi të...[FOTO]

Publikuar më: 09:50 30-04-2019

Alketa Vejsiu ndërmori një nismë për të ndihmuar Xheision Baftin, vogëlushin e njohur si "Taramelja”. Mirëpo kjo nismë nuk u prit mirë nga të gjithë pasi disa e mbështetën moderatoren, por të tjerë komentuan se nuk ka gjetur mënyrën e duhur për ta ndihmuar.

E një ndër kritikët ishte edhe Olti Curri i cili u shpreh në reagimn e tij që Xheisoni duhet të paguhet nga produksioni jo ta shndërrojnë në lypës. Ndërkohë që ALketa mbrëmjen e kaluar dha një fjalim emocionues ku u përlot.

"Une kam jetuar ne nje shtepi qe fuste uje, u rrita me besimin dhe deshiren e madhe per te bere dicka te mire per jeten time, punova edhe ja dola. Kam degjuar nga te gjitha dhe nuk e kuptoj pse ky reagim, ne jemi nisur nga nje gje shume e mire", u shpreh Alketa me lot në sy.

Por Olti Curri ka reaguar sërish ku shkruan në një postim në Insta Story se të gjithë fëmijëve që dalin në ekran duhet t’u lidhet kontratë shpërblimi financiar dhe ky veprim sipas tij, duhet të bëhet që nga data e fillimit të spektakleve dhe jo pasi të plasë debati në media.

“Rëndësi ka që Xheisoni të bëhet me shtëpi…dhe pas tij të ndihmohen edhe fëmijët e tjerë të spektaklit që kanë nevoja jetike pa bërë dallim. Gjithashtu duhet që të gjithë fëmijëve që dalin në ekran t’i lidhet kontratë shpërblimi financiar për çdo emision televiziv që bëhet, shpërblim që menaxhohet nga prindërit dhe faktohet me dokumenta nga produksionet dhe televizionet ku transmetohen këto spektakle. Të regjistruara dhe të taksuara sipas ligjit. Që nga data e fillimit të spektakleve, jo pasi të plasë debati në media. Të paktën fëmijët të paguhen se të rriturit kanë vetë në dorë të zgjedhin.”

calt.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037200450897217