INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alban Ramosaj publikoi foton LAKURIQ në plazh, moderatori SHQIPTAR e thumbon KEQ: Bëhuni pak...[FOTO]

Alban Ramosaj publikoi foton LAKURIQ në plazh, moderatori SHQIPTAR e thumbon KEQ: Bëhuni pak...[FOTO]

Publikuar më: 10:11 30-04-2019

Me siguri ju kujtohet foto e Alban Ramosaj i cili publikoi një imazh krejtësisht lakuriq dhe shkaktoi shumë zhurmë në rrjet. Mirëpo siç duket kjo foto nuk është harruar akoma dhe i është përmendur edhe moderatorit Isli Islami, i cili kërkonte mendimin e ndjekësve se cila duhet të ishte foto e tij e njëmijtë në profilin e Instagram.

"Çfarë mendoni se duhet si postim i njëmijtë? Sugjeroni sugjeroni."- shkruante Isli në Instastory, duke marrë mesazhe ku ndjekëset i kërkonin një foto si e Albanit, por edhe propozime të tjera.

Por Islit nuk i kanë pëlqyer këto ide dhe në kuadër të shakasë u ka kërkuar fansave të bëhen pak më seriozë duke thënë se nuk ka rrëshkitur ende që të bëjë një veprim të tillë.

ALBN.jpg

 

"Le të bëhemi çik seriozë dhe mundohuni ta ndani seriozitetin nga shakaja. Nuk kam rrëshkitur ende."- shkruan Isli në postim.

 

THEN.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037670135498047