INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Na ka bërë LËMSH për lidhjen me Young Zerkën, por Ronela Hajati ka gati pajën për dasmën?! Ja çfarë thotë ajo! [FOTO]

Na ka bërë LËMSH për lidhjen me Young Zerkën, por Ronela Hajati ka gati pajën për dasmën?! Ja çfarë thotë ajo! [FOTO]

Publikuar më: 09:50 30-04-2019

Ronela Hajati dhe Young Zerka janë një ndër dyshet më të përfolura të mediave rozë jo vetëm për karrierën e tyre muzikore, por edhe për dilemën e madhe nëse janë apo jo në një lidhje.

Ata ndonëse në shumë evente, intervista apo revista fotografoheshin bashkë, kurrë nuk e kanë pranuar se janë në një lidhje. E ftuar në “E diell”, Ronela u shpreh se lidhja e tyre është si telenovelë, prandaj ‘sa më shumë e zgjasin, aq më shumë lekë marrim nga reklamat’.

Por pavarësisht se lidhjen nuk e konfirmojnë, Ronela tregoi se pajën e ka gati.

“Pajën e kam gati nga mami. Madje kam një pajë gjigande. Unë kam mësuar të qep dhe qëndis se më ka mësuar mami. Paja ime përfshin perde, jastëkë, kuverta kolltuqesh, mbulesa tavolinash dhe janë të gjitha të punuara më dorë nga gjyshja dhe mami”, u shpreh Ronela.

se.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0032517910003662