INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi ministria i kaloi pagën, pedagogu e refuzon: Vjen nga tarifat e studentëve [FOTO]

Pasi ministria i kaloi pagën, pedagogu e refuzon: Vjen nga tarifat e studentëve [FOTO]

Publikuar më: 19:28 12-02-2018

Ministria e Arsimit njoftoi sot se pagat e muajit shkurt kanë kaluar në llogaritë bankare të pedagogëve. Por pedagogu i Universitetit të Tiranës, Romeo Hanxhari e ka refuzuar. Të paktën kështu ka shkruar në një status në Facebook, ku ka publikuar mesazhin që i ka ardhur pas kreditimit të pagës.

Unë si pedagog i UT e refuzoj pagën nëse ajo me vjen nga tarifat e studentëve të mi! E patolerueshne! Ne jemi Universitet Publik. Pagën duhet të na e paguajë Qeveria e këtij shteti. Por Qeveria jep vetëm 9 paga, dhe jo 12 të tilla. Dhe thotë “3 pagat e tjera merrini nga tarifat e studimeve të studenteve”. Është njësoj sikur t’u thuash mjekëve të sistemit publik “3 paga merrini nga tarifat e pacientëve”. Kjo është antikushtetuese. Unë refuzoj pagën dhe protestoj!”, shkruan Hanxhari.

meo.png

Article Logic
Execution time: 0.0036020278930664