INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi Jasmina e harroi përfundimisht duke nisur një lidhje të re, Andi në romancë me modelen nga Kosova?

Pasi Jasmina e harroi përfundimisht duke nisur një lidhje të re, Andi në romancë me modelen nga Kosova?

Publikuar më: 16:33 24-01-2022

Jasmina Kadriu dhe Andi Artani ishin nga dyshet më të përfolur jo vetëm gjatë programit por edhe shumë kohë pasi dolën jashtë.

Marrëdhënia mes tyre duket se përfundimisht i përket së kaluarës.

Teksa ditë më parë ish-konkurrentja zbuloi përmes rrjeteve sociale surprizën romantike që mori duke konfirmuar lidhjen e re, duket se edhe Andi është në krahët e dikujt tjetër tashmë.

Ish-konkurrenti ka shkëmbyer komente me modelen nga Kosova, Vlera Hoti, duke shtuar dyshimet se ka dicka më shumë mes tyre.

Modelja nga Kosova, Vlera Hoti, ka komentuar në fotografinë e Andit duke shkruar: “Urime Shën Valentini.”

Nuk ka munguar as përgjigjja e ish-moderatorit, i cili u shpreh: Qysh shpirt a se lam për 14 shkurt a?

Këto dy komente kanë marrë reagime nga ana e ndjekësve dhe kjo nuk është hera e parë që Andi është përfolur për lidhje të ndryshme që nga koha kur ishte pjesë e emisionit të dashurisë.

Article Logic
Execution time: 0.0029189586639404