Beatrix Ramosaj është e eleminuara e fundit nga shtëpia e Big Brother Vip Albania.
Siç e do zakoni të larguarit të dielave paraqiten në Fan Club ku diskutohen ngjarjet mbi programin por kjo nuk ndodhi në rastin e Trixës.
Këngëtarja nuk ishte e pranishme pasi si duket ka nevojë të qetësohet pas eksperiencës në reality show.
Për gjendjen e saj të rënduar emocionale foli edhe prezantuesja Dojna Mema, e cila kishte kontaktuar një ditë më parë me të.
“Ne kemi folur dje me Trixën, e cila është në gjendje të rënduar emocionale dhe psikologjike, kështu që me mirëkuptim të plotë nga ana e Fan Club-it, ne do ta shtyjmë takimin me Trixën deri në momentin që ajo të ndihet gati, tha Dojna.
Por jo veç daljet publike, këngëtarja po refuzon edhe miqtë e saj dhe këtë e ka konfirmuar DJ Dagz, i cili tha se përkundër që e kishte kontaktuar ajo nuk është përgjigjur.