INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi doli nga apartamenti i Gigi Hadid, fansat tallen keq me Zayn Malik [FOTO]

Pasi doli nga apartamenti i Gigi Hadid, fansat tallen keq me Zayn Malik [FOTO]

Publikuar më: 22:19 21-01-2018

Këngëtari i njohur është bërë objekt talljeje...

Zayn është fotografruar nga paparacët teksa largohej nga apartamenti i të dashurës së tij Gigi Hadid.  Ajo çfarë menjëherë ka rënë në sy është modeli i tij i ri i flokëve që mesa duket nuk është pritur edhe aq mirë nga fansat e tij. Si gjithmonë ‘zhurma’ nisi në Tëitter pasi ky rrjet social është shndërruar në burimin më të fundit të thashethemeve ku kushdo e kurdo shpreh mendimin e tij mbi gjithçka. Sigurisht që as Zayn nuk i ka shpëtuar kritikave e komenteve të njerëzve.

collagelika.jpg


Një pjesë e mirë e tyre nuk e kanë aprovuar këtë model të ri flokësh duke u shprehur se kushdo që ja ka prerë duhet t’i vijë turp nga vetja. Disa të tjerë janë shprehur se kjo është një ndër pamjet më të shëmtuara të tij ndërkohë që një pjesë tjetër krahas kërpudhës e kanë krahasuar këtë prerje flokësh me formën e një tasi.

collagezina.jpg

Rëndësi ka që i pëlqen Gigit!

Article Logic
Execution time: 0.0036220550537109