INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas ngjarjes së bujshme, Jordyn Woods komenton për herë të parë episodin e KUWTK ku zbulohet tradhtia [VIDEO]

Pas ngjarjes së bujshme, Jordyn Woods komenton për herë të parë episodin e KUWTK ku zbulohet tradhtia [VIDEO]

Publikuar më: 16:50 18-06-2019

Reality show “Keeping Up With The Kardashians” është më i ndjekuri në të gjithë botën i cili ka thyer shikueshmërinë më të lartë se të gjithë reality shoë të tjera nëpër botë.

Së fundmi, për mbylljen e këtij sezoni ka paralajmëruar një finale spektakolare me dy episode ku do jenë të përfshira dhe ngjarjet e bujshme që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe.

Produksioni këtë rradhë ka vendosur që ta lërë ëmbëlsiën për në fund duke transmetuar skandalin e bujshëm të tradhtisë mes Jordyn Woods dhe Tristan Thompson.

Një pjesë të së cilës e kemi parë në trailerin e nisjes së sezonit, Khloe shihet duke qarë e duke bërtitur teksa mësoi lajmin dramatik të tradhtisë.

Meqë të gjithë kane menduar se Jordyn Woods nuk do të dëshironte me tu dukte ne publik ose do të donte të zhdukej nga faqja e dheut pas këtij skandali, dua t’ju them se e keni menduar gabim.

Ajo i ka surprizuar të gjithë duke e komentuar madje në një intervistë televizive puntatën e shumëpritur të KUWTK.

E pyetur se çfarë kishte menduar kur kishte parë përmbledhjen paraprake, Jordyn u shpreh: “Gjithësecili ka të vërtetën e vet dhe historinë e vet, kështu që thjesht bën përpara. Gjithëkush ka të drejtë të tregojë të vërtetën e vet. Jeta vazhdon. Paraja nuk ndalon. Bota nuk ndalon. Shpresoj që të gjithë të bëjmë përpara.” -ka shtuar më tej Woods.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038669109344482