INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jo vetëm me një, por me dy artistë super të famshëm! Dafina Zeqiri është gati të konkurojë çdo HIT këtë verë [FOTO]

Jo vetëm me një, por me dy artistë super të famshëm! Dafina Zeqiri është gati të konkurojë çdo HIT këtë verë [FOTO]

Publikuar më: 16:42 18-06-2019

Dafina Zeqiri duket se e ka gati hit-in e kësaj vere. 

Këngëtarja na ka zbuluar se po përgatit nje këngë të re ku do të jetë në krah dy artistëve shumë të suksesshëm secili me një stil të veçantë në muzikë.

Këngëtarja postoi në Instagram një foto ku shfaqet krah Dj Hamida-s dhe Aymanse Serhani-t, njëri francez e tjetri maroken, për të njoftuar kështu bashkëpunimin e ri.

“Dj Hamida x Aymane Serhnai x goca juaj, Dafina Zeqiri!”, shkruajti Dafina, “Ekskluzivisht në ALBMP2019 më 5 korrik!”

Dafina gjithashtu etiketoi Ertug, realizuesi i beat-eve që ka krijuar “Rio”, kënga më e re e Ledri Vulës dhe “La Reina” të Dafit.

Aymane Serhani është një prej artistëve më të njohur marokenë nëpër botë, duke numëruar me qindra miliona klikime në videot e tij.

“Nebghi Djini Bsurvet”, një këngë klipi i së cilës është realizuar me një telefon dhe një selfie stick, ka plot 150 milion shikime.

 

Article Logic
Execution time: 0.003446102142334