INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Okay, Taynën e diplomuar e pamë, por Ledri në diplomimin e tij, nuk duket fare si Ledri për të cilin shkulim flokët sot! [FOTO]

Okay, Taynën e diplomuar e pamë, por Ledri në diplomimin e tij, nuk duket fare si Ledri për të cilin shkulim flokët sot! [FOTO]

Publikuar më: 14:39 18-06-2019

Ditën e djeshme reperja shumë e komentuar e showbizit, Tayna, u diplomua në një universitet të Prishtinës ku studioi për shkenca kompjuterike.

Tayna publikoi një foto ku shfaqej me kapelen e studentit të diplomuar e diplomën në dorë teksa shkruante se ndihej krenare.

Sigurisht komentet nga fansat e saj kanë qenë të shumta. 

Megjithatë kjo foto e Taynës na kujtoi se shumë artistë të tjerë apo personazhe të showbizz-it ndonëse merren me muzikë dhe art, kjo nuk do të thotë se ata nuk kanë ndjekur një drejtim tjetër studimesh dhe shumë prej tyre ashtu si dhe Tayna janë diplomuar dhe kanë kaluar të gjithë këtë "festën" tradicionale të diplomimit. 

Me siguri ju ka humbur nga sytë ose nuk e keni vënë re kurrë këtë foto të Ledrit në diplomimin e tij.

Disa vite më ri dhe pa mjekër, mund të themi se ky Ledri në foto, edhe pse shumë simpatik, nuk duket tamam si Ledri për të cilin shkulim flokët sot. 

ledd.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036327838897705