INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WOW! Khloe Kardashian ndërhyn mes Tristan dhe ish- partneres së tij! [FOTO]

WOW! Khloe Kardashian ndërhyn mes Tristan dhe ish- partneres së tij! [FOTO]

Publikuar më: 08:48 12-06-2019

Lajmi i tradhtisë së Tristan Thompson ndaj Khloe-s është përfolur shumë në të gjitha mediat botërore duke bërë një bujë të madhe.

Ju rikujtojmë se Tristan e ka tradhëtuar Khloen me shoqen më të ngushtë të Kylie Jenner, e cila quhet Jordyn Woods.

Tristan dhe Khloe tashmë janë në proçeset gjyqësore për kujdestarinë e fëmijës së tyre.

Pas gjithë kësaj ngjarjeje, një personazh tjetër ndërhyn në këtë histori e cila është nëna e fëmijës së Tristan, 27-vjeçare Jordain Craig.

Craig ka vendosur të largohet nga shtëpia, që në momentin e parë kur ka mësuar për marrëdhënien mes Khloe dhe Tristan.

Edhe pas largimit ai këmbënguli të kthehej me të dhe ia doli mbanë, por ajo vendosi të largohej përfundimisht kur pa situatën se Tristan s’kishte ndërmend të hiqte dorë nga festat e çmendura me gra dhe alkool.

khloe-kardashian-tristan-thompson-1523906375.jpg

“Marrëdhënia e tyre u bë virale dhe gjithçka mori për keq. Çdo ditë publikoheshin artikuj që më tregonin realitetin fatkeq në të cilin ndodhesha, ndërsa shtatzënia ime u vu në qendër të vëmendjes për shkak të gruas me të cilën ishte lidhur Tristan.”- është shprehur Craig në gjykatë.

Prince-Thompson-Jordan-Craig-Tristan-Khloe-Kardashian.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0018959045410156