INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WOW/ Pas skandalit, Khloe Kardashian trondit rrjetin me deklaratën e saj për Tristan

WOW/ Pas skandalit, Khloe Kardashian trondit rrjetin me deklaratën e saj për Tristan

Publikuar më: 08:45 03-06-2019

Motrat Kardashian gjithmonë janë në qendër të vëmendjes së mediave në të gjithë botën. Lajmi i tradhtisë së Tristan Thompson ndaj Khloe-s është përfolur shumë në të gjitha mediat botërore duke bërë një bujë të madhe.

Ju rikujtojmë se Tristan e ka tradhëtuar Khloen me shoqen më të ngushtë të Kylie Jenner, e cila quhet Jordyn Woods. Khloe ka kaluar një periudhë shumë të vështirë pas ndarjes nga Tristan, por megjithatë vazhdon ta ruajë respektin për të.

Edhe pse skandali mori fund, nëpër media vazhdohet të flitet për të dhe sigurisht, Khloe ende nuk e ka kaluar këtë periudhë të vështirë.

Në episodin më të ri të “Keeping Up With The Kardashians”, Khloe i bën një vizitë mikeshave të saj të ngushta, ku dhe gjatë një bisede flet për marrëdhënien e saj me ish-partnerin, Tristan. Pyetur nga miket e saj, Khloe pranoi publikisht se ishte ende e dashuruar. 

“Vazhdoj ta dua. E di këtë. Por do vazhdoj të bëj sikur gjithçka është në rregull. Ka kaluar 7 muaj, mund të bëj çdo gjë që dua”- është shprehur Khloe.

Për momentin, Khloe është fokusuar në rritjen e vajzës së saj True dhe sipas saj, kjo gjë nuk do ndryshojë asnjëherë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0027239322662354