INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Kylie Jenner thyen heshtjen, flet për herë të parë për tradhtinë e shoqes së ngushtë me të dashurin e motrës së saj [FOTO]

Kylie Jenner thyen heshtjen, flet për herë të parë për tradhtinë e shoqes së ngushtë me të dashurin e motrës së saj [FOTO]

Publikuar më: 16:10 24-05-2019

Kylie Jenner ka thyer heshtjen në lidhje me skandalin e tradhtisë së shoqes së saj të ngushtë Jordyn Woods në episodin e fundit të KUWTK. Episodi i ardhshëm Keeping Up With The Kardashians do të trajtojë tradhtinë e Jordyn me të dashurin e Khloe Kardashian, Tristan Thompson. Woods, e cila ka qenë prej shumë vitesh shoqe e ngushtë e miliardes, u kap mat me të dashurin e Khloe. Ndërsa Khloe dhe Jordyn folën shumë për dramën, Kylie qëndroi në heshtje që kur doli lajmi. Dhe në një video promovuese të episodit, zbulohet momentin kur Kylie i thotë nënës së saj, Kris se: \"Jordyn e dreqosi punën.\"
Promo e episodit është jashtëzakonisht dramatike, ndërsa Kris dëgjohet duke thënë: \"Kjo do të ndryshojë marrëdhëniet e tyre përgjithmonë\", duke iu referuar Kylie dhe Jordan. Më pas iu drejtuar Kylie: \"Për ty dhe Jordyn, është si një divorc.\"

“As nuk e di nëse duhet t’ju them këtë”, thotë një zë, që duket se është Larsa Pippen, në telefon. “Këmbët e saj ishin si në mes të këmbëve të tij”, një tjetër zë i thotë Khloe, në telefon ndërsa dëgjon duke fshirë lotët. Kylie pastaj mund të dëgjohet duke qarë në telefon dhe thotë: \"Pamja në sytë e saj, ajo me të vërtetë po e vuan këtë gjë.\"
Është e qartë se ajo merr anën e motrës së saj në të gjithë dramën, duke i thënë Khloe: \"Ti e di, unë të dua.\"

\"17-index-tristan-jordyn-kylie-1550682321.jpg\"