INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas ndarjes nga Nora do të martohet sërish? Robert Berisha e paska mendjen e ndarë! [FOTO]

Pas ndarjes nga Nora do të martohet sërish? Robert Berisha e paska mendjen e ndarë! [FOTO]

Publikuar më: 13:04 26-04-2020

Në verën e vitit të kaluar, Robert Berisha dhe Nora Istrefin u ndanë, por edhe pas ndarjes ata kanë mbetur miq të mirë e gëzojnë shumë respekt për njëri-tjetrin.

Që nga momenti kur dyshja u ndanë, Roberti është përfolur shpesh për një lidhje të re. Lidhja e tij me modelen Xhesika Kadiu është komentuar shumë në media, madje ishte vetë modelja që e pranoi se mes tyre ka ekzistuar diçka.

Mirëpo a ka ndërmend Roberti të martohet sërish? Në një intervistë për revistën "Story" këngëtari ka treguar se nëse nuk do të kishte fëmijë ndoshta do e mendonte si mundësi por tani nuk e ka në plan.

“Njeriu bëhet budalla vetëm një herë në jetë, nuk kam ndërmënd të bëhem sërish. Nëse nuk do të kisha fëmijë, mbase do e mendoja të martohesha për të përjetuar atë kënaqësi. Edhe profesioni im nuk më lejon të kem një martesë të dytë”, ka treguar Roberti per "Story".

berit.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038878917694092