INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edhe pse të ndarë, Robert Berisha gjeti mënyrën më të bukur për t’i uruar ditëlindjen Nora Istrefit! [FOTO]

Edhe pse të ndarë, Robert Berisha gjeti mënyrën më të bukur për t’i uruar ditëlindjen Nora Istrefit! [FOTO]

Publikuar më: 10:32 25-03-2020

Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi, festoon sot ditëlindjen. Këtë të mërkurë ajo mbush plot 35 vjeçe dhe për të nuk mungojnë urimet e shumta. Madje në këtë ditë të veçantë nuk ka munguar as urimi i ish-bashkëshortit, Robert Berisha, i cili ndodhet aktualisht i izoluar pas mbërritjes nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Roberti zgjodhi të publikojë një video të tijën me vajzën Renne me të cilën shfaqet duke i rënë pianos dhe duke kënduar këngën e ditëlindjes.

Më 19 mars Robert Berisha bëri me dije se është futur në karantinë me urdhër të autoriteteve të Kosovës, si pjesë e masave për të ndaluar përhapjen e koronavirusit në vend.

Një gjest shumë i bukur ky nga Roberti edhe pse tashmë është ndarë nga Nora me të cilën ruan një marrëdhënie shumë të mirë.

Article Logic
Execution time: 0.0023062229156494