INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E futën në karantinë pasi u rikthye në Kosovë, acarohet Robert Berisha: Ik nga një virus…[FOTO]

E futën në karantinë pasi u rikthye në Kosovë, acarohet Robert Berisha: Ik nga një virus…[FOTO]

Publikuar më: 12:31 20-03-2020

Robert Berisha është futur në karantinë nga autoritetet kosovare pasi sapo është kthyer nga një koncert që ka mbajtur në SHBA. Roberti është izoluar në konviktet në Prishtinë. Këngëtari ka folur për emisionin “Vizioni i Pasdites”, duke thënë se nuk është i lumtur. Ai ka thënë se kushtet në konvikt janë skandaloze dhe se e ka marrë malli për vajzën e tij, pasi nuk mundet ta takojë.

“ Jemi vendosur në dhomat e studenteve në Prishtinë. Kishim një koncert në Amerikë dhe kur u kthyem na izoluan në konviktet në Prishtinë. Jemi në dhomat e studentëve ku flenë studentët. Nuk kemi me çfarë merremi, ndoshta nesër do na sjellin ndonjë tastierë për të kaluar kohën . Vajzën nuk e kam takuar, direkt nga aeroporti më kanë sjell këtu. Vajzën doja ta takoja. Kushtet nuk janë të mira. Nuk është e drejtë tu futemi në dhomë studentëve, të cilët kanë rrobat ende këtu. Unë kam postuar story në Instagram të banjës me kushte jo të mira, por ka edhe më keq në këtë situatë të jashtëzakonshme që ndodhemi .Kishte edhe të moshuar kur erdhëm nga Stambolli, sepse nuk kanë ku të futen. Dua t’ju jap një mesazh atyre që po na ndjekin, kanë fat që janë pranë familjarëve të tyre dhe shpresoj që do ta kalojmë këtë situate”, ka thënë Roberti.

kong.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003007173538208