INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Me kë është në karantinë? Ledri i bëri pyetjen “me spec”, shihni si u përgjigj Elvana! [FOTO]

Me kë është në karantinë? Ledri i bëri pyetjen “me spec”, shihni si u përgjigj Elvana! [FOTO]

Publikuar më: 12:05 26-04-2020

Dy artistët e dashur të publikut shqiptar, Elvana Gjata dhe Ledri Vula kanë qenë mbrëmjen e sotme në një lidhje ‘live’ me ndjekësit e tyre në ‘Instagram’ ku kanë performuar këngë të ndryshme dhe e kanë shoqëruar njëri-tjetrin duke kërcyer.

Ndër këngët e Elvanës, Ledri ka zgjedhur “Tavolina e Mërzisë” si të preferuarën e tij, por s’kanë munguar as pyetjet pikante.

\"gjket.jpg\"

 

Ledri e pyeti Elvanën “A je në Tiranë?“ Por ndryshe nga ç’mund të prisnin fansat…ajo e mbajti sekret! “Thjesht jam mbyllur”, tha Elvana, duke mos treguar se me kë po e kalon karantinën këngëtarja shumë e dashur për publikun.

Elvana di shumë mirë ta menaxhojë mjaft mirë diskrecionin e jetës së saj private.