INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E lidhur me ndonjë të huaj? Po çfarë operacionesh plastike ka bërë? ENCA përgjigjet TROÇ! [VIDEO]

E lidhur me ndonjë të huaj? Po çfarë operacionesh plastike ka bërë? ENCA përgjigjet TROÇ! [VIDEO]

Publikuar më: 11:09 26-04-2020

Këngëtarja Enca Haxhia është një ndër emrat më të përfolur në media dhe ndër më të preferuarat e publikut. Këtë nuk e themi ne, por shifrat në rrjetet sociale dhe në YouTube. Madje fama e Encës i ka kaluar kufinjtë shqiptarë.

Enca është gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave rozë dhe shpesh herë është akuzuar për operacione plastike. Jo se nuk është përgjigjur herë tjetër, por tani kemi një përgjigje më të prerë.

E pyetur nga emisioni “Prive.al” nëse ka ndonjë operacion plastik, këngëtarja tha një jo të madhe, por pranoi se nuk është kundër operacioneve, mirëpo për momentin nuk e ka në plan.

Enca tregoi edhe për jetën e saj personale, ku tha se nuk ka qenë ndonjëherë e lidhur me dikë të huaj, por ka pasur shpesh takime.

Article Logic
Execution time: 0.0021159648895264