INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas ndarjes nga FERO, Arbenita Ismajli jep mesazhin shumë kuptimplotë: Nuk ka rëndësi…[FOTO]

Pas ndarjes nga FERO, Arbenita Ismajli jep mesazhin shumë kuptimplotë: Nuk ka rëndësi…[FOTO]

Publikuar më: 17:32 20-11-2019

Fero dhe Arbenita kanë qenë kohët e fundit në qendër të vëmendjes pas ndarjes përfundimtare të cilën e konfirmoi edhe vetë reperi. Që pas ndarjes modelja ka filluar të postojë foto e video të ndryshme ndërsa ajo që na bën përshtypje është mesazhi që ajo përcjell përmes tyre.

Menjëherë pas ndarjes modelja postoi një foto të saj ndërsa shkruante: “Ajo është një mbretëreshë me apo pa ty”, një mesazh ky që dukej se i drejtohej reperit. Një tjetër mesazh domethënës ka postuar këtë herë në instagramin e saj modelja ku thotë: “Nuk ka rëndësi nëse bën mirë apo keq, njërëzit do të kenë gjithmonë diçka negative për të thënë për ty, kjo është jeta”.

Arbenita dhe reperi ishin të lidhur bashkë për një kohë të gjatë. Ndarja e tyre erdhi pak kohë pasi modelja vendosi të shkonte në Gjermani për t’ju bashkuar reperit i cili zgjodhi të vijojë karrierën muzikore jashtë kufijve shqiptarë.

suti.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0030930042266846