INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas lajmeve për ndarjen, i dedikoi Norës këngën ''S’të njoh më''? Flet për herë të parë Roberti: Çfarëdo që të ndodhë…[FOTO]

Pas lajmeve për ndarjen, i dedikoi Norës këngën ''S’të njoh më''? Flet për herë të parë Roberti: Çfarëdo që të ndodhë…[FOTO]

Publikuar më: 13:13 04-07-2019

Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë një ndër çiftet më simpatikë të showbizit shqiptarë. Përvec kësaj, ata janë prindër të një vogëlusheje që quhet Rene. Në faqet rozë u përfol se të dy janë në krizë dhe lidhja e tyre mund të jetë drejt fundit e dyshimet u shtuan kur Roberti publikoi këngën “S’të njoh më”, pasi shumë fansa e interpretuan si një dedikim për Norën.

Mirëpo për ta sqaruar njëherë e mirë këtë, ka folur publikisht Roberti teksa ishte i ftuar në “wake Up”. Roberti tha se kënga e tij më e fundit” S’të njoh më” nuk i është dedikuar asnjë njeriu, aq më tepër bashkëshortes së tij, Norës.

“Ne këngëtarët e muzikës popullore nuk i shkruajmë këngët për vete. Asnjë këngë deri tani nuk ia kam kushtuar vetes apo dikujt”.

Kur moderatorja i tha që ai e njeh Norën shumë mirë dhe s’ka kështu deklaratash për të, Roberti u shpreh:

“Çfarë do që të ndodhë, Nora do mbetet nëna e vajzës sime dhe do e njoh gjithë jetën. S’besoj që do nxjerr ndonjë këngë të tillë”, u shpreh këngëtari.

kenge.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0041429996490479