INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Olta Gixhari e dashuruar? Aktorja konfirmon lidhjen! [VIDEO]

Olta Gixhari e dashuruar? Aktorja konfirmon lidhjen! [VIDEO]

Publikuar më: 12:50 04-07-2019

Mbrëmjen e kaluar aktorja e dashur për publikun, Olta Gixhari ka publikuar një video në Instagram, e cila po komentohet shumë në mediat rozë.

Ajo shfaqej mjaft seksi teksa pozonte para aparatit dhe videon e shoqëronte me komentin: “E bërë nga dashuria ime”.

Menjëherë pas kësaj qarkulloi lajmi se aktorja është në një histori dashurie, por marrëdhënien e saj ka vendosur ta mbajë larg mediave.

Pas këtij lajmi “IconStyle” ka kontaktuar me aktoren e cila u tregua shumë e gatshme për të na dhënë një përgjigje të sinqertë.

Olta tregoi se momentalisht është duke përjetuar një histori dashurie dhe videoja ku shfaqej mjaft tërheqëse ishte shkrepur nga partneri i saj.

Olta është treguar gjithmonë e rezervuar përsa i përket jetës së saj personale.

Aktorja po e shijon historinë e saj të dashurisë larg syrit të mediave dhe për identitetin e partnerit të bukuroshes duket se do të na duhet të presim edhe pak.

 

Article Logic
Execution time: 0.0021979808807373