INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Paris Hilton u fejua dhe na prezanton me unazën marramendëse...[FOTO]

Paris Hilton u fejua dhe na prezanton me unazën marramendëse...[FOTO]

Publikuar më: 09:08 04-01-2018

Miliarderja Paris Hilton konfirmoi fejesën me DJ Chris Zylka në Instagram, në 2 janar, pas tetë vitesh që njiheshin dhe dy vitesh që kishin një histori.

Lajmin e fejesës së saj me Chris Zylka, Paris e ka bërë të ditur në profilin e saj në Instagram duke postuar një video ku Chris i propozon në gjunjë.

Dhe më pas Hilton ka postuar po ashtu një fotografi,gjatë udhëtimit të tyre në Aspen të Colorados ku shkruan: “Thashë PO. Jam shumë e lumtur për fejesën me dashurinë e jetës sime. Shoku im më i mirë dhe më përfekti për mua. Ndjehem vajza më me fat në botë. Ëndrra ime u bë realitet!”

Ashtu siç shikohet edhe nga video që ka postuar Paris, Zylka i propozoi kur ishin duke eksploruar peisazhin malor.

Po unaza e fejesës do të thoni ju?

Unaza e fejesës është një nga ato më marramendëset që mund të keni parë dhe pikërisht e vlerësuar 20 karatë dhe me një çmim  afërsisht 2 milionë dollarë.

Epo ky po që është super fat, ta nisësh 2018-të me unazë dy milionë-dollarëshe nuk është aspak keq.

The most romantic moment of my life! ?? #Engaged ??

A post shared by Paris Hilton (@parishilton) on

Article Logic
Execution time: 0.0040740966796875