INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Papa Françesku uron Pashkët nga sheshi i Shën Pjetrit,Vatikan

Papa Françesku uron Pashkët nga sheshi i Shën Pjetrit,Vatikan

Publikuar më: 13:53 27-03-2016

Papa Françesku, në meshën e ditës së Pashkëve uron besimtarët katolikë për festën e Pashkëvë Nga Bazilika e “Shen Pjetrit” ne Vatikan, ku përcolli mesazhin tradicional ”Urbi et Orbi”, kreu i Vatikanit bëri apel për afrim me viktimat e terrorizmit.

Lutjet e Papa Françeskut te dite te Pashkëve shkuan për jetët e pafajshme qe u prenë ne mes nga sulmet terroriste te Belgjikës dhe viktimat e atentateve të muajve të fundit te Shtetit Islamik.

“Zoti Jezus, paqja jonë, ai që nga ringjallja e mundi të keqen dhe mëkatin, na këshillon ne ketë feste te Pashkëve te afrohemi me viktimat e terrorizmit, kjo forme e verbër dhe e egër e dhunës, që nuk ndalon së derdhuri gjak te pafajshëm në pjesë të ndryshme të botës, ashtu siç ndodhi në atentatet e fundit në Belgjikë, Turqi dhe në shumë vende të tjera”.

As emigrantët nuk mbetën larg vëmendjes së Atit të Shenjte, të cilët përballen me vdekjen dhe pasi shpesh refuzohen nga ata që mund t’u ofronin ndihmë dhe strehë.

Mesha e Pashkëve në Vatikan u mbajt nën masa të larta sigurie. Edhe në një mesazh në Tëitter Papa shkroi: Krishti u ngjall. Dashuria e mundi urrejtjen, jeta fitoi mbi vdekjen”.

Article Logic
Execution time: 0.0036659240722656