INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksident  në Tiranë, një nga makinat përfundon në Lanë.

Aksident në Tiranë, një nga makinat përfundon në Lanë.

Publikuar më: 11:09 27-03-2016

Një aksident automobilistik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Bulevardin “Gjergj Fishta”.

Ngjarja ka ndodhur pranë Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit, ku mësohet se nuk ka pasur persona të lënduar. Bëhet fjalë për një përplasje mes një automjeti tip “Opel” dhe një taksie tip “Benz”. Përplasja  ishte e fortë, ndërsa drejtuesi i “Opelit” ka humbur kontrollin dhe mjeti ka përfunduar në lumin Lanë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për nxjerrjen e automjetit nga lumi Lana, ndërkohë që ka nisur hetimet për aksidentin.

Article Logic
Execution time: 0.0036671161651611