INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Papa: Jemi në limite, kam frikë se shpërthen lufta bërthamore

Papa: Jemi në limite, kam frikë se shpërthen lufta bërthamore

Publikuar më: 14:21 15-01-2018

'Kam me të vërtetë frikë se do të shpërthejë lufta bërthamore, po arrijmë limitet. Mjafton një incident dhe situata rrezikon të agravojë’ kështu u shpreh Papa Francesku gjatë udhëtimit për në Kili, teksa bisedonte me gazetarët. Ai madje në avion në mënyrë simbolike tregoi edhe një foto të bërë në Nagasaki, vend i cili u shkatërrua nga sulmi bërthamor në vitin 1945.

“Duhet të shkatërrojmë armët, të përpiqemi deri në fund për çarmatosjen bërthamore. Këtë foto e gjeta rastësisht dhe është bërë në vitin 1945. Është një fëmijë së bashku me vëllanë . Ai po mban mbi supe të vëllanë e vrarë. U preka kur e pashë dhe doja t’ju thoja se këto janë frutet e luftës, doja t’jua tregoja sepse është një imazh që prek me mijëra persona.’

Ishin këto fjalët e Atit të Shenjtë i cili po ndërmerr një udhëtim në Kili dhe në Peru.

Nuk është hera e parë që kreu i Vatikanit bën thirrje që të gjitha shtetet të ruajnë qetësinë.

Kujtojmë se SHBA dhe Koreja e Veriut janë dy superfuqitë të cilat herë pas here përdorin një retorikë të ashpër mes tyre duke kërcënuar se janë gati edhe të ndërmarrin veprime, pasojat e të cilave do t’i vuante e gjithë bota

Article Logic
Execution time: 0.0042409896850586