INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Papa: Emigrantët po vuajnë si Jezusi dikur

Papa: Emigrantët po vuajnë si Jezusi dikur

Publikuar më: 15:27 20-03-2016

Në ceremoninë e meshës të së dielës së palmave, Papa Françesku gjatë fjalimit të tij, i ka krahasuar vuajtjet e emigrantëve me ato që ka ndjerë Krishti në kryq. Qeverisësi i qytet-shtetit të shenjtë të Vatikanit, solidarizohet me gjendjën e emigrantëve.

“Jezusit iu mohua çdo e drejtë dhe e provoi në lëkurën e tij edhe indiferencën. Dhe më vijnë në mendje shumë të vobektë, shumë refugjatë dhe emigrantë për të cilët askush nuk dëshiron të marë përsipër përgjegjësinë për të ardhmen e tyre”, tha Papa në Sheshin e Shën Pjetrit përpara mijëra besimtarëve.

Article Logic
Execution time: 0.0034050941467285