INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Panucci flet si shqiptar: Ju tregoj ëndrrën time me Shqipërinë

Panucci flet si shqiptar: Ju tregoj ëndrrën time me Shqipërinë

Publikuar më: 20:27 24-11-2017

Kristian Panucci ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Syri.net”. Gjatë kësaj interviste trajneri italian është shprehur mjaft i kënaqur nga ndeshja kundër Turqisë, teksa shprehet se të shënosh 3 gola ndaj kombëtare të tillë dhe me një lojtarë më pak, është shumë e vështirë. Në fund, Panucci shprehet se kualifikimi i Shqipërisë në Evropianin e radhës i është kthyer në një obsesion dhe një objektiv në jetën e tij.

“Unë mendoj se kam një grup tepër të mirë, djemë shumë serioz që unë po mundohem t’u jap atyre diçka më shumë, mënyra se si punon, kultura e punës e profesionit, duke qenë se të gjithë punëve duhet t’u jepet maksimumi. Ndërsa unë po mundohem t’i ndez zjarrin që skuadra ka brenda vetes, kjo është ajo që bën diferencën në futboll.

Ndeshja kundër Turqisë
“Në kombëtare nuk ka miqësore, është e qartë që kemi shumë punë për të bërë, sepse në fund të fundit është miqësore, por të mbetesh me 10 lojtarë dhe ti bësh edhe 3 gola Turqisë, të luash me këtë intensitet, me këtë dëshirë për të mos shkuar në barazimin dhe aq më keq në humbje, ishte një mesazh tepër i rëndësishëm serioziteti dhe profesionalizmi nga ana e lojtareve. Pastaj kur të vinë kualifikimet është një tjetër histori”.

Prurjet e reja
“ Kombëtarja është e hapur për të gjithë lojtaret, këtë periudhë do të udhëtoj nëpër Evropë sepse janë shumë lojtar shqiptarë që mund të luajnë për Kombëtaren, pra unë do të mundohem të zgjedh më të mirët ndër 30, 25 dhe 22 lojtarë që mund të bëhen pjesë e kësaj Kombëtareje, e ndoshta pas 1 viti e gjysmë mund të kemi të tjerë lojtar, si psh Qaka që luante në Rumani dhe nuk e njihte askush, e ndërkohë dje më erdhi sms që e këkojnë Steaua Bukuresht, Kluzh apo dhe Shahktar Donekts. Unë që në ditën e parë që u zgjodha për të drejtuar kombëtaren shqiptare të futbollit, kam një mendim në kokë, t’i rikthej Armando Dukës besimin që ai pati tek unë, duke punuar me profesionalitet dhe përkushtim”.

Objektivi
“Dukës dua t’i jap besimin që ai më dha mua, duke ja shpërblyer me kualifikimin në Evropian. Nuk ka ditë që unë zgjohem dhe të mos mendoj për këtë Evropian, është një obsesion, më konsiderojnë një person shumë serioz dhe profesionist, kështu që në këtë pikë i vetmi objektiv në jetën time është të dërgoj Shqipërinë në Euro 2020”.

Article Logic
Execution time: 0.0037128925323486