INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Panucci flet pas ndeshjes: Jam shumë i lumtur, luajtëm si skuadër e madhe

Panucci flet pas ndeshjes: Jam shumë i lumtur, luajtëm si skuadër e madhe

Publikuar më: 21:47 13-11-2017

Një fitore shumë e bukur e Shqipërisë ndaj Turqisë edhe pse me një lojtar më pak dhe trajneri Panucci nuk mund të mos shprehej i lumtur për fitoren. Italiani tha se rëndësi ka loja e bukur dhe jo rezultati.

“Kemi bërë një superndeshje në pjesën e parë, për sa i përket frymës që ka ky grup. Jam shumë i lumtur për lojë rëndësi nuk ka rezultati. Jam shumë i lumtur për mënyrën sesi djemtë po e perceptojnë atë që dua, ka shumë për të bërë, por duhet vazhduar me shumë qetësi dhe seriozitet. Nuk di sa vite që Shqipëria kishte pa fituar në Turqim më bëhet qefi që ja dolëm. Duhet të punojmë shumë në fazën mbrojtëse, pasi sot kemi pësuar dy gola që mund t’i evitoni. Gjithsesi edhe ata kanë futbollist cilësor.

Për sa i përket çështjes së kartonit të kuq, nuk lejoj asnjë futbollist që të ketë konfrontime në fushë me gjyqtarin, nëse ka pasur ofendime ndaj tij. Po punojmë për të përgatitur grupin e plotë për në ndeshjet e kualifikueseve të Europianit.

Nuk duhet të përqendrohemi vetëm te fitorja, por kemi bërë një super ndeshje. Kemi zhvilluar një ndeshje të madhe në pjesën e parë. Më pëlqen fryma që ka skuadra. Jam shumë i lumtur për mënyrën se si po preceptojnë djemtë mënyrën e lojës për të vazhduar me shumë cilësi me seriozitet. Nuk di se sa vite kishte Shqipëria që nuk fitonte ndaj Turqisë.

A do ta ndiqni italinë? Jam italian, por nuk kemi mundësinë për ta parë në hotel, ndaj do të mundohem që ta ndjek diku tjetër.”

 

Article Logic
Execution time: 0.0040831565856934