INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pak orë para mbërritje së negociatorëve, diplomatët e rëndësishëm takim me Metën

Pak orë para mbërritje së negociatorëve, diplomatët e rëndësishëm takim me Metën

Publikuar më: 11:24 25-04-2017

Kreu i LSI dhe Kuvendit Meta disa orë para mbërritjes së dy zyrtarëve të lartë në Tiranë, ka pritur në zyrën e tij ambasadorët e SHBA-së, BE-së dhe atë të OSBE-së.

Në takimin kokë më kokë nuk ka prezencë të mediave.
Ajo që është e sigurt është se në fokus të takimit të tyre është kriza aktuale në të cilën ndodhet politika shqiptare e cila ka të paktën dy muaj që është prezente, pasi opozita braktisi parlamentin dhe po qëndron në çadër.

Ardhja e zv.presidentit të PPE­-së, David McAllister dhe eurodeputeti Knut Fleckenstein shihet edhe si mundësia e fundit për të negociuar mes Ramës, Metës dhe Bashës dhe për të dalë nga kriza me një marrëveshje dialogu mes tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0035691261291504