INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meshkuj, mos bëni këto 8 gabime me femrën që pëlqeni. Ajo do largohet direkt!

Meshkuj, mos bëni këto 8 gabime me femrën që pëlqeni. Ajo do largohet direkt!

Publikuar më: 12:33 31-01-2018
Përpara se të lidheni me dikë, duhet të tregoni kujdes për mënyrën si silleni.
Sipas ekspertëve, duhet të ndiqni disa këshilla, nëse nuk dëshironi ta humbisni atë femër që pëlqeni.
1. Ftojeni direkt për takim
Në kohët e fundit, njerëzit po komunikojnë më shumë nëpërmjet rrjeteve sociale dhe takimet po humbasin. Çdo gjë thuhet nëpërmjet mesazheve dhe kur e takoni atë nuk dini më çfarë të bisedoni. Mos mendoni, se ajo do jetë aty për ju, kur t’ju mbushet mendja ju për ta ftuar në takim. Meshkuj, nxitoni!
2. Mos i bëni pyetjen: Si ka mundësi që një vajzë e bukur si ty është ende beqare?
Kjo pyetje tregon, se kjo femër sipas jush është e dëshpëruar për një mashkull. Edhe pse ju dëshironi t’i bëni ndonjë kompliment, sërish duhet të tregoni kujdes, nëse i bëni këtë pyetje. Sipas intv.al shmangeni këtë pyetje, nëse nuk dëshironi që ajo të largohet nga ju.
3. Mos e pranoni se jeni nervoz
Në takimet e para me një femër nuk duhet të thoni çdo gjë, pasi gabimisht edhe  mund ta trembni atë. Nëëe i jepni përshtypjen se ju jeni një mashkull nervoz, ajo do e mendojë seriozisht mos t’ju takojë më.
4. Mos u shfaqni sikur dilni në shumë takime
Nëse hiqeni sikur dilni shpesh nëpër takime me femra, për t’u dukur interesant, mos t’ju gënjejë mendja, pasi për një femër kjo gjë  nuk është shumë tërheqëse. Sipas intv.al ajo do mendojë se nuk jeni të gatshëm për një lidhje, pasi shfaqeni si të paqëndrueshëm në një marrëdhënie.
5. Mos u merrni me telefonin
Në shumë artikuj, vihet re ky problem. Njerëzit janë bërë të varur nga teknologjia dhe nuk po komunikojnë më me njëri-tjetrin. Nëse pëlqeni dikë, lëreni telefonin mënjanë dhe merruni me të. Për të gjithë është shumë veprim i bezdisshëm.
6. Mos e pyesni: “Më thuaj një gjë që askush nuk e di.”
Mos i kërkoni këtë gjë, pasi do dukeni sikur po i jepni vetes shumë vlera. Sipas intv.al shenja e mendjemadhësisë është diçka negative dhe ajo nuk do krijojë një mendim të mirë për ju. 
7. Mos e pyesni: Si po të duket takimi ynë?
Ka disa gjëra që nuk thuhen, por shikohen me vepra. Kjo pyetje, do e vërë në siklet dhe do duket sikur po e vë përpara përgjegjësisë, për të të dhënë një përgjigje.
8. Kureshtja e tepërt për lidhjet e saj të dikurshme
Nëse në takimet e para, e pyesni për lidhjet e së shkuarës, do shfaqeni sikur po kërkoni llogari. Nuk keni të drejtë, ta bëni këtë pyetje, sepse është shumë personale dhe nëse do një femër jua tregon vet eksperiencat e saj të së shkuarës. Çfarë ju duhet juve si ka qenë ish-i i saj?! Shikoni për të ardhmen më mirë.
Burimi: Telegraph
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.003425121307373