INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndërkombëtarët për krizën politike në vend! IN Tv zbulon dështimin e negociatave…

Ndërkombëtarët për krizën politike në vend! IN Tv zbulon dështimin e negociatave…

Publikuar më: 11:05 25-04-2017

Të djathtët nuk e shohin aspak me optimizëm mbërritjen e negociatorëve europianë për zgjidhjen e krizës politike në vend. IN Tv i morri një prononcim Deputetit të PD, Luçiano Boçi i cili argumenton se dhe këto takime do të jenë pa rezultat. Ai i referohet faktit se Eurodeputetit Knut Flekenstein nuk ka mbajtur aspak qëndrime pro faktorëve që e kanë çuar opozitën në protestë dhe se vetë të djathtë nuk lëshojnë pe nga kërkesa që në zgjedhje do hyjnë vetëm me qeveri teknike.
 
Deputeti i PD tha se komenti i tij lidhet në bazë të argumetave dhe jo domosdoshmërisht është i njëjtën me atë të partisë që përfaqëson. Boçi për IN News, theksoi se
Flekenstein është shprehur negativisht ndaj kërkesave të opozitës dhe kjo pikë mund të ndikojë në ndryshimin e linjës së bisedimeve. Sipas tij vetë PD nuk tërhiqet nga kërkesa për qeveri teknike dhe rrjedhimisht negociatat pritet që të dështojnë.

Article Logic
Execution time: 0.0041399002075195