INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
3 gjërat negative që meshkujt i thonë shokëve të tyre pasi dalin në takim me një femër

3 gjërat negative që meshkujt i thonë shokëve të tyre pasi dalin në takim me një femër

Publikuar më: 11:33 12-04-2018
Në ditët e sotme, meshkujt i thonë miqve të tyre disa gjëra negative pasi kthehen nga takimi me një femër.
Sipas intv.al të gjitha femrat janë kurioze të dinë  pikërisht se cilat janë gjërat që ata i tregojnë shokëve për to:
1. Ishte veshur provokuese
Në takimet e para shumica e femrave, mundohen të vishen provokuese për të rënë në sytë e tyre. Mos e bëni këtë gabim, pasi meshkujt nuk krijojnë një ide të mirë nëse dëshironi të krijoni lidhje me të, jo vetëm seksuale.
2. Nuk i mbyllej goja
Nëse ka rastisur me një femër që flet shumë me siguri që këtë do i thonë shokëve. Një mashkull do mërzitej me një femër që flet shumë sidomos që në takimin e parë. Mundohuni të jeni më shumë enigmatike dhe mos t’ja lodhni kokën vetëm duke folur. Edhe dëgjoni!
3. Porositi gjëra të shtrenjta
Nëse kjo femër ka rënë në sy shumë në lidhje me  gjërat e shtrenjta që ka porositur, me siguri ai do ja tregojë miqve këtë detaj. Vërtetë, që ai do e paguajë llogarinë, por nuk është e nevojshme të shfrytëzoni rastin kaq hapur. Nuk do krijoni opinion të mirë.
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0020060539245605