INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kreu i CIA, Pompeo, takim të fshehtë me Kim Jong-Un në Korenë e Veriut

Kreu i CIA, Pompeo, takim të fshehtë me Kim Jong-Un në Korenë e Veriut

Publikuar më: 09:30 18-04-2018

Drejtori i CIA-s Mike Pompeo ka qenë kohët e fundit në Phenian për një takim të fshehtë me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un, raportojnë mediat amerikane. Takimi, që synonte përgatitjen e bisedimeve të drejtpërdrejta midis Presidentit të SHBA Donald Trump dhe udhëheqësit koreanoverior Kim Jong Un u zhvillua gjatë fundjavës së Pashkëve, sipas zyrtarëve të paidentifikuar të cituar nga disa media. Më parë zoti Trump kishte pohuar se SHBA kanë mbajtur bisedime të drejtpërdrejta në nivele të larta me Korenë e Veriut. Gjatë një shëtitjeje me kryeministrin japonez Shinzo Abe dhe bashkëshortet e tyre në vendpushimin e Trump, Mar-a-Lago, presidenti u pyet nga një gazetar nëse kishte biseduar me Kim Jong Unin. Kreu i Shtëpisë së Bardhë u kthye nga grupi i gazetarëve, buzëqeshi dhe u përgjigj: "po". Por ky takim i papritur në mënyrë të fshehtë shënonn nivelin më të lartë të kontaktit të parë zyrtar të SHBA me Korenë e Veriut që nga viti 2000.
Çfarë dimë për 'mbledhjen sekrete'?
Lajmi që kandidati i Donald Trump për sekretaren amerikane të Shtetit kishte udhëtuar në Korenë e Veriut për një takim klandestine me Kim u raportua për herë të parë nga gazeta The Ëashington Post. Shumë pak dihet për bisedimet përveç se ata duhet të përgatiten për samitin e ardhshëm të Trump-Kim. Sipas gazetës, takimi u zhvillua shumë shpejt pasi Pompeo u emërua si sekretar i shtetit dhe i atribuohet dy burimeve anonime "me njohuri të drejtpërdrejta të udhëtimit". Më vonë agjensia e lajmeve Reuters tha se raporti ishte konfirmuar nga zyrtarët e lartë. Presidenti amerikan tha se takimi "do të ndodhë ndoshta në fillim të qershorit ose pak para kësaj, nëse gjërat të shkojnë mirë. Mundet që gjërat të mos shkojnë mirë dhe takimet të mos mbahen, por ne do të vazhdojmë të ecim në këtë rrugë shumë të fortë që kemi nisur". Pak më pas, në një takim të zgjeruar dypalësh, Trump zbuloi se në përgatitje për samitin, "ne gjithashtu kemi filluar të bisedojmë drejtpërdrejt me Korenë e Veriut. Kemi pasur bisedime të drejtpërdrejta në nivele jashtëzakonisht të larta", tha ai. Por në përgjigjen e tij ai nuk e përmendi Kim Jong Unin me emër. Presidenti tha për koreanët e veriut se "ata na respektojnë, edhe ne sillemi me respekt ndaj tyre”. Në vitin 2014, kreu i atëhershëm i Inteligjencës Kombëtare James Clapper vizitoi Korenë e Veriut në një mision sekret për të negociuar lirimin e dy shtetasve amerikanë. Clapper nuk u takua me udhëheqësin e Koresë së Veriut gjatë udhëtimit të tij.

Article Logic
Execution time: 0.0035529136657715