INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pa prisni pak! U largua papritur nga Përputhen, por Arsimi është në lidhje me Ana Lleshin?! Ja DETAJI që çuditi fansat!

Pa prisni pak! U largua papritur nga Përputhen, por Arsimi është në lidhje me Ana Lleshin?! Ja DETAJI që çuditi fansat!

Publikuar më: 15:37 22-03-2021

Në fillim të muajit shkurt, emisionit “Për’puthen” iu bashkua një djalë i ri, Arsimi, i cili tërhoqi menjëherë vëmendjen e vajzave. Ai ishte konkurrenti i parë me origjinë nga Maqedonia, por gjatë prezantimit të tij Arsimi tha se prej vitesh jeton e punon në Zvicër.

Mirëpo asgjë nga këto nuk ju tërhoqi më shumë vëmendjen vajzave se sa fakti që ai ishte baba i një djali. Arsimi tregoi se ai është baba i një djali 3-vjeçar të quajtur Lion. Madje ai zbuloi një tatuazh në krahun e tij, ku kishte gdhendur portretin e vogëlushit. Arsimi tha se djali jeton me nënën e tij në Zvicër dhe se takohet me të vetëm gjatë fundjavave.

Pikërisht i vogli u bë shkak që Arsimi të lërë përfundimisht “Për’puthen”. Ai tha se do të largohet për shkak të disa arsyeve private. I pyetur më tej nga Bora, ai tha se duhet të rikthehet në Zvicër për t’i bërë disa vizita djalit të tij.

Mirëpo, menjëherë pas largimit nga “Për’puthen”, ka marrë vëmendjen postimin i fundit i ish-konkurrentit në InstaStory. Një vajzë i ka bërë një dhuratë kaq domethënëse Arsimit, një unazë që e ka lumturuar shumë.

Ai ka publikuar në InstaStory dorën e tij me unazën në gisht, teksa shkruan:

“Nuk ka rëndësi dhurata, por mundi.”

drog.jpeg

 

Burime ekskluzive për “Iconstyle.al” kanë treguar se vajza e cila i ka dhuruar unazën Arsimit dhe në fakt po jeton një histori dashurie është Ana Lleshi, ish-konkurrente e “Për’puthen”.

Këto zëra i ka konfirmuar gjithashtu për “Iconstyle.al” opinionisti i emisionit, Meridian Ramçaj, i cili së fundmi ka zbuluar dhe të vërtetat e tij për prapaskenat e “Për’puthen”.

Madje, fotoja e fundit e Meridianit me Arsimin në llogarinë e tij në Instagram, është shkrepur nga Ana.

 rreng.jpeg

 

Jo vetëm kaq! “Pushimi” i Anës nga puna si pjesë e stafit të “Për’puthen” erdhi menjëherë me largimin e Arsimit. Duket se çifti ka vendosur ta jetojë prapa kamerave historinë e tyre të re.

Gjithashtu, gjatë emisionit “Për’puthen” ka ndodhur një debat i ashpër mes Arjan Konomit dhe Kristianit, njërit prej djemve konkurrentë, ku janë zbuluar të vërteta të emisionit dhe lidhjeve të fshehta, megjithatë s’dihet nëse ky debat do të transmetohet.

fjggg.jpeg

 

Arjan Konomi është shprehur se nëse ky debat do të transmetohet në ekran, ai do të largohet nga “Për’puthen”.

Article Logic
Execution time: 0.0083990097045898