INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të rinjtë e Zadrimës, kundër martesave në moshë të hershme! [FOTO]

Të rinjtë e Zadrimës, kundër martesave në moshë të hershme! [FOTO]

Publikuar më: 13:52 06-04-2019

Zadrima, kjo zonë që shtrihet si fushë në Ultësirën Bregdetare është e pasur me tradita. Jo vetëm folklori, gastronomia, vera e Kallmetit apo territori i gjelbër, por edhe vend origjine poetësh e shkrimtarësh të njohur. Si e tillë, zona njihet ndër shekuj si arsimdashëse. E megjithatë, jo pak herë plagë të shoqërisë shqiptare, siç janë martesat e vajzave në moshë minorene, apo fenomene si gjakmarrja, kanë gjetur dhe gjejnë ende terren në Zadrimë. 

“Ne e duam të bukurën, duam arsimin, duam sportin. Por, shpesh përballemi me dogma të prapambetura, të cilat bëhen pengesë për shkollimin e ne vajzave”, tregon Alketa Prenga. 17-vjeçarja është nxënëse e shkollës së mesme të bashkuar “Pjetër Zarishi” në fshatin Blinisht. Ajo dhe shokët e saj të shkollës, kanë ditë që përgatiten për aktivitetin e datës 6 Prill.

Është Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe, ndaj UNFPA (United Nation Population Fund) në bashkëpunim me Komitetin Olimplik Kombëtar, organizuan një aktivitet me rreth 200 nxënës së zonës, ku qëllimi, ishte pikërisht përcjella e mesazheve të paqes dhe inkurajimi që vajzat të fuqizohen përmes arsimimit. Nisma erdhi edhe në kuadër të 50 vjetorit të krijimit të UNFPA-së dhe 25-vjetorit të Konferencës Ndërkombëtare për Popullësinë dhe Zhvillimin.
“Është shumë me rëndësi, që si qeveria lokale dhe ajo qëndrore, të investojë në politika që provomojnë barazinë gjinore”, u shpreh në nisje të aktivitetit Elsona Agolli, përfaqësuese e UNFPA-së. Ndërsa për kryetarin e KOKSH, Viron Bezhani “Sporti është forma më e mirë, për të sjellë ndryshime të mëdha, në jetën e fëmijëve të këtyre zonave”.
Vetë nxënësit e shkollës së Blinishtit, e cila në fakt ka një traditë të hershme me nismat që promovojnë paqen dhe pozitivitetin, ishin organizuar bashkë më mësuesit e tyre, për të përcjellë sa më mirë mesazhin e aktivitetit.

foto_brenda_2_e_vogel.jpg

Jo vetëm valle, lojëra popullore, ekspozita, apo demostrime sportive, por edhe pjesë të vogla skeçes që ironizonin fenomenin e martesave në moshë të hershme. Mësuese Drandja, tregon se nxënësit i kishin krijuar vetë tekstet e skeçeve.

“Ata e dinë më mirë se të gjithë, se si prindërit shpesh përballë një situate të vështirë sociale, i shtyjnë të pranojnë martesa me mblesëri” shprehet mësuesja e shkollës “Pjetër Zarishi”.

Kur i pyet nëse njohin vajza të moshës së tyre që nuk frekuentojmë më shkollën, për shkak se prindërit i kanë detyruar të heqin dorë nga arsimi për tu martuar, Alketa dhe shoqet e saj, ngurojnë pak të përgjigjen. “Hmmm, ka, kam dëgjuar por jo të brezit tim ”, shprehet 17 vjeçarja. “Megjithatë, kohët kanë ndryshuar. Nuk është më si më parë, edhe pse fenomeni mbetet i pranishëm. Familja ime përshembull, e do arsimin dhe më mbështet që unë të vijoj me studimet e larta”, tregon Prenga.

Lëshimi i pëllumbave të paqes, në fund të aktivitetit që u zhvillua në Blinisht të Zadrimës, ishte mënyra që nxënësit zgjodhën për të përmbyllur nismën e ndërrmarë.

“E dini ju që jemi ne ajo shkolla, e cila në vitin 1997, me gëzhojat e grumbulluara, krijuam Këmbanën e Paqes, e cila sot ndodhet pranë ish-Piramidës në Tiranë?” mbyll bisedën Alketa, teksa buzëqesh e sigurt që fshati i saj dhe zona nga vjen, do të “lajë duart” shumë shpejt me zakonet e prapambetura.

kalamajt.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0025448799133301