INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandali i Tyga: Po, iu afrova 14 vjeçares!

Skandali i Tyga: Po, iu afrova 14 vjeçares!

Publikuar më: 13:03 05-01-2016

U diskutua gjatë për preferencat problematike të reperit amerikan kundrejt vajzave minorene, veçanërisht duke pasur parasysh të shkuarën e tij më Kylie, me të cilën krijoi marrëdhënie kur ajo ishte vetëm 17 vjeç.

Këtë herë telashet filluan me një vajzë 14 vjeçare, të cilës Tyga iu afrua mes shpërthimit mediatik që shkaktoi situata. Rezulton që ylli i hitit “Stimulated” i është afruar me të vërtetë modeles Molly O’Malia, por vetëm për të testuar talentin e saj muzikor. Përfaqësues të artistit 26 vjeçar deklarojnë se ekipi muzikor i Tyga është i interesuar të firmosë një kontratë me të si këngëtare, dhe asgjë më shumë. Interesant është fakti se nga mesazhet mes Tyga dhe Molly që TMZ ka siguruar, modelja minorene thotë se është 17 vjeç dhe jo 14. Vajza duket se i ka bërë detyrat e shtëpisë duke zbuluar se pikërisht 17 për Tyga është numri magjik. Të mendosh që edhe Kylie-t në fillim nuk iu afrua me të keq…

Article Logic
Execution time: 0.0046110153198242