INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lidhja e Harry dhe Kendall trondit Taylor Swift: Jam pa fjalë!

Lidhja e Harry dhe Kendall trondit Taylor Swift: Jam pa fjalë!

Publikuar më: 13:47 05-01-2016

Ylli i pop thjesht nuk mund ta besojë që ishi i saj Harry Styles dhe Kendall Jenner po frekuentohen.

Burime pranë bukuroshes 26 vjeçare bëjnë me dije se kur Taylor mori vesh lajmin u trondit dhe nuk po u besonte dot veshëve. Për Taylor ishte e pamundur të besonte se Kendall do të dilte me Harryn, veçanërisht pasi në bisedën e tyre të fundit, motra e vogël e Kim tha se nuk do të përfshihej kurrë më në një marrëdhënie me yllin e One Direction. Fundja, Kendall dhe Taylor u lidhën shumë bashkë nga inati që kishin kundrejt këngëtarit britanik dhe duket se krahasonin me njëra-tjetrën pakënaqësitë që kishte secila nga ai. Tashmë ama Styles është një histori e shkuar pasi ylli i hitit “Shake It Off” po bashkëjeton me producentin Calvin Harris, por është “tradhëtia” e Kendall ajo që i ka lënë shije të keqe.

Article Logic
Execution time: 0.0033731460571289