INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Arrestohet kleptomania minorene, ka bërë namin nëpër dyqane

Arrestohet kleptomania minorene, ka bërë namin nëpër dyqane

Publikuar më: 08:25 07-10-2016

16-vjeçarja e identifikuar si Malbora K. akuzohet për një seri vjedhesh. Policia kishte kohë që e kishte shpallur në kërkim minorenen kleptomane. Ajo ka patur dhe një bashkëpunëtor 23 vjeçar, të cilin policia e ka shpallur në kërkim. Minorenes i janë vënë prangat ndërsa ka tentuar të vjedhë e një banesë në Kamëz.
Policia dyshon se Malbora ka kryer më shumë se 8 vjedhje në kohë të ndryshme kryesisht nëpër dyqane.
Nga telefona, \"iPhone\", çanta me para, bizhuteri, e tje.
Po nga sot ajo do të hetohet fillimisht vetëm për vjedhjen e banesës në Kamëz për veprën penale të \"Vjedhje e mbetur në tentativë\". Ndërsa vjedhjet e tjera janë në verifikim e sipër.