INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa keq, rezultojmë më ''analfabetët'' në rajon! Arsyet…

Sa keq, rezultojmë më ''analfabetët'' në rajon! Arsyet…

Publikuar më: 11:59 28-05-2019

E një vit ka mbetur që të shihet nëse shtetet europiane e kanë realizuar apo jo normën e vendosur nga Bashkimi Europian për arsimin e lartë. Norma e vendosur në strategjinë për vitin 2020 për ata që duhet të kenë përfunduar shkollat e larta në raport me numrin e popullsisë duhet të jetë 40%. 

Shqipëria me shumë të ngjarë s’do ta kalojë klasën, pasi është shumë larg kësaj norme. Rezultojmë të fundit në rajon dhe mes vendeve kandidate, ku përfshihet edhe Turqia. Kjo normë në Shqipëri është 23.5%, për grupmoshën 30-34 vjeç. Pra mund të themi se jemi më të paarsimuarit në rajon.
Po gjithësesi në krahasim me vitin 2012 shifra në vendin tonë është rritur me rreth 8 pikë përqindje. Shqetësues është dhe rekordi që mban Shqipëria në drejtim të braktisjes së arsimin. Eurostat ka përllogaritur se 22% e djemve shqiptarë të moshës 18 deri në 24 vjeç kanë përfunduar vetëm arsimin 9-vjeçar. Por BE ka një normë dhe për ketë ajo nuk duhet të kalojë 10% dhe me pak fjalë Shqipëria e tejkalon me më shumë se 2 herë.
Tek vajzat shifra zbret në rreth 17%. Njëkohësisht si për vajzat ashtu edhe për djemtë, Shqipëria është e para ndër vendet e Ballkanit Perëndimor, për nivelin më të lartë të të rinjve që kanë kryer vetëm shkollën 9-vjeçare. Kujtojmë këtu që në vendin tonë arsimi 9-vjeçar është i detyruar, në të kundër gjendja mund të ishte dhe më keq.

Article Logic
Execution time: 0.0035500526428223