INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lajm i keq për të gjithë përdoruesit e WhatsApp! Në këtë aplikacion do të fillojnë të shfaqen...

Lajm i keq për të gjithë përdoruesit e WhatsApp! Në këtë aplikacion do të fillojnë të shfaqen...

Publikuar më: 11:48 28-05-2019

Aplikacioni WhatsApp ekziston prej vitesh dhe ka shumë përdorues. Kompania e Facebook për të blerë këtë platformë ka paguar 16 milionë dollarë, ama deri tani nuk kishte zgjedhur një mënyrë sesi të merrte fitime nga ky aplikacion.

Para disa vitesh u mendua që Facebook ta shiste WhatsApp për një shumë të caktuar, por më pas diskutuan që ky aplikacion të bëhej me një sistem parapagimi, gjë e cila nuk ndodhi.

Facebook njoftoi vitin e kaluar se do të fuste reklamat në këtë aplikacion dhe WhatsApp ka konfirmuar që reklamat do të fillojnë të shfaqen gjatë vitit 2020.

Reklamat do të shfaqen vetëm në statuset e WhatsApp, njësoj siç shfaqen në storyt e Instagramit.

Ky nuk ishte një lajm i mirë për përdoruesit, pasi WhatsApp ishte i vetmi aplikacion që nuk shfaqeshin reklamat. Ama nëse ju si përdorues nuk e përdorni shpesh opsionin WhatsApp Status, shfaqja e reklamave nuk do t’ju pengojë shumë.

whatssadp.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033109188079834