INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me letra higjienike dhe pranga, si u shoqërua në burg politikani i korruptuar [VIDEO]

Me letra higjienike dhe pranga, si u shoqërua në burg politikani i korruptuar [VIDEO]

Publikuar më: 11:24 28-05-2019

Politikani më i rëndësishëm në Rumani, Liviu Dragnea u shoqërua me fishkëllima dhe letra tualeti në fytyrë teksa shoqërohej nën pranga nga policia, pas vendimit që e dënoi me 3,5 vjet burg për korrupsion.

Turma e protestuesve, të gëzuar nga vendimi i gjykatës shoqëronin politikanin e lartë të cilit iu vunë prangat në banesën e tij në Bukuresht.

Liviu Dragnea, kryetar i Dhomës së Ulët të parlamentit rumun u dënua me tre vjet e gjysmë heqje lirie për abuzim me postin.

Vendimi i formës së prerë është dhënë sot nga Gjykata Supreme e vendit. Kreu i Partisë Social Demokratike Liviu Dragnea kishte apeluar vendimin pasi u shpall fajtor për nxitjen e të tjerëve për të kryer shpërdorim detyre. Ai akuzohet se ka krijuar vende fiktive pune për anëtarët e partisë së tij.

Prej kohësh shumë qytetarë rumunë dalin në rrugët e Bukureshtit  duke protestuar duke kërkuar dënim për politikanët e korruptuar, ndërsa Rumania është një nga shtetet me nivele shumë të larta të korrupsionit.

Article Logic
Execution time: 0.0035419464111328