INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kongresmenët amerikanë zbarkojnë në Tiranë, Meta tregon se u fol dhe për zgjidhjen e krizës politike

Kongresmenët amerikanë zbarkojnë në Tiranë, Meta tregon se u fol dhe për zgjidhjen e krizës politike

Publikuar më: 11:21 28-05-2019

Një delegacioni i Kongresit Amerikan ndodhet në Shqipëri. Delegacioni ka kryer një takim me Presidentin Ilir Meta ku është folur mes të tjerash edhe për krizën politike në Shqipëri. 

Presidenca bëri me dije se, “Zhvillimet e brendshme politike, zgjidhja sa më e shpejtë e krizës aktuale dhe nevoja për reflektim të menjëhershëm, zbatimi e implementimi i reformës në drejtësi mbështetur në shinat kushtetuese, hedhja e hapave të nevojshme drejt integrimit në BE dhe roli i rëndësishëm i Shqipërisë në rajon si faktor kyç për stabilitetin, ishin temat kryesore të diskutimit”, njofon Presidenca.
Takimin e parë delegacioni e ka pasur me kryeministrin Edi Rama gjatë paradites së sotme. Kryeministria nuk ka dhënë informacioni mbi temën që është diskutuar.
Në orën15:00 delegacioni i Kongresit Amerikan do të ketë një takim dhe me kreun e PD, Lulzim Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0037429332733154