INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''As shkrim as këndim!'' Njihuni me nivelin e analfabetizmit në Shqipëri dhe botë...

''As shkrim as këndim!'' Njihuni me nivelin e analfabetizmit në Shqipëri dhe botë...

Publikuar më: 10:23 10-09-2018

Pavarësisht përpjekjeve të institucioneve për të ndihmuar fëmijët që të arsimohen një pjesë e madhe kanë braktisur shkollën për shkak të varfërisë apo dhe distancave të mëdha mes shkollave dhe zonave të banuara. Po dhe një pjesë e atyre që shkojnë në shkolla kanë njohuri shumë të cekëta. Banka Botërore në një raport të fundit ka theksuar se në Shqipëri 13% e fëmijëve janë totalisht analfabetë pra s’dinë as shkrim as lexim. Po një shifër dhe më e frikshme është tek njohuritë në lëndët shkencore, pasi rezulton se rreth 60% e personave më moshë shkollore nuk dinë matematikë. Ky është dhe niveli më i lartë në rajon.

Banka ka nxjerrë dhe një detaj kur thotë se romët janë një kontigjent më problematik, pasi mesatarisht kanë rreth katër vite shkollim krahasuar me mesataren prej 10 vitesh të personave nga komuntete të tjerë.
Po sipas një tjetër raporti të Këshillit të Evropës mestarja në Europë për shkollim është 15 vite, ndërsa në Shqipëri më e ulët 11.9 vite shkollim.
Një tjetër të dhënë alarmante ka publikuar dhe Organizata Arsimore, Shkencore dhe Kulturore e Kombeve të Bashkuara , ku raporton se 750 milionë njerëz në botë nuk dinë të shkruajnë dhe lexojnë.
E më keq paraqitet gjëndja e grave, pasi përbëjnë dy të tretat e personave që nuk dinë shkrim dhe lexim. Po 45% e personave që janë totalisht analfabetë jetojnë në Azinë Jugore.

Article Logic
Execution time: 0.0036239624023438