INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shëndeti i shqiptarëve në rrezik! Banka Botërore, shkak...

Shëndeti i shqiptarëve në rrezik! Banka Botërore, shkak...

Publikuar më: 10:54 10-09-2018

Banka Botërore vë alarmin mbi shëndetin e shqiptarëve. Mbi 23 mijë nuk kanë para të kryejnë operacione për shkak të kostove të larta dhe varfërisë. Më keq nga të gjithë paraqitet Maqedonia me 7.9% të popullatës më pas renditet Shqipëria, me 0.8%, që jemi në nivele të njëjta me banorët e Malit të Zi dhe më pas vjen Serbia me 0.5% të popullsisë. Ekspertët e bankës argumentojnë se kjo situatë mund të rezultojë me pasoja fatale për banorët e këtyre shteteve. Po dhe në Greqi 0.4% e popullatës përballen me vështirësi ekonomike për të pasur qasje në kujdesin kirurgjik. Ndërsa në botë sipas Bankës Botërore 5 miliardë njerëz ose dy të tretat e popullsisë nuk kanë mundësi të kryejnë ndërhyrje kirurgjikale në kohë.

Po gjithësesi rreziku botëror për shpenzimet katastrofike për operacione për shkak të kujdesit ka rënë nga 34% në 28%, ndërkohë që për shpenzimet shtesë, ka rënë nga 27% në 24%. Më me fat janë njerëzit në vendet me të ardhura të larta që përballen me rrezik minimal të katastrofës financiare kur kanë nevojë për kujdesin kirurgjik, kurse 3 në çdo 10 individë nga vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme duhet të luftojnë me këtë rrezik.

Article Logic
Execution time: 0.0063779354095459