INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët gjithnjë e më shumë të vetmuar! Më keq se mesatarja Europiane...

Shqiptarët gjithnjë e më shumë të vetmuar! Më keq se mesatarja Europiane...

Publikuar më: 11:45 15-06-2018

Traditat dhe vlerat e shqiptarëve kanë nisur të zbehen. Kjo po ndodh dhe me afrimitetin mes njerëzve. Disa kategori në vendin tonë ndjehen shumë të vetmuar. Këto të dhëna kanë dalë nga një sondazh i Komisionit Europian për cilësinë e jetës. 12% e shqiptarëve janë shprehur se ndihen të vetmuar, në një kohë që mesatraja e vendve të BE-së është 6%. Jemi shteti i dytë në rajon pas Greqisë dhe më shumë të vetmuar janë grupmoshat nga 50-64 vjeç. Me shumë të ngjarë kjo lidhet me pavarësinë e fëmijëve të tyre, që kanë nisur të jetojnë vetëm apo dhe me largimin e tyre nga vendi dhe statusin ekonomik. Gratë janë më vetmuara se sa burrat. Sipas studimit vërehet se vendet e prekura nga emigracioni reflektojnë një përqindje më të lartë të personave të moshës mbi 65 vjeç, që janë shprehur se ndihen vetëm. Të vetmuar veç moshave të rritura ndihen dhe të rinjtë. Ata nga 25-34 vjeç, që thonë se ndihen të vetmuar e nuk janë pak, por 13% e të pyeturve. Tek kjo grupmoshë vetmia lidhet dhe statusin social, sa më pak para të kesh aq më pak shoqëri ke, por dhe mundësitë për të bërë shoqëri të reja janë shumë të kufizuara. Një problem edhe më i madh po ndodh me këta persona, pasi vetmia po ju dëmton shëndetin mendor dhe fizik, ju ul energjinë apo dhe produktivitetin në punë.

Article Logic
Execution time: 0.0025920867919922