INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shqiptarët s’kanë para apo janë ndërgjegjësuar? S’përdorin shumë alkool...[VIDEO]

Publikuar më: 10:50 24-08-2018

Shqiptarët janë ndër banorët që konsumojnë alkool më pak në botë. Në rajon janë maqedonasit, që nuk pijnë shumë alkool e më tej vijnë shqiptarët. Nga një studim i Bankës Botërore, konsumimi mesatar për frymë për popullatën mbi moshën 15 vjeçare në Shqipëri është 6.6 litra. Ndërsa në Maqedoni për të njëjtën grupmoshë të popullatës është 5.7 litra.

Konsumi i ulët i alkoolit lidhet me varfërinë, pasi nga analiza është tipar i vendeve më të ardhura të ulëta. Mesatarja botërore e konsumit të alkoolit në vendet me të ardhura të ulëta sipas të dhënave të Bankës Botërore është 4.2 litra. Më shumë alkool në rajon konsumojnë serbët, ku sipas të dhënave është 12.9 litra për frymë, apo sa dyfishi i konsumit të tij në Shqipëri.
Më pas renditet Mali i Zi, dhe Bosnja me 7.5 litra për frymë. Mesatarja e Bashkimit Europian për konsumin e alkoolit është 10.6 litra, ndërsa e vendeve me të ardhura të larta është 9.3 litra.

Po kush konsumon më shumë në botë?
Vendin e parë për sa i përket konsumit më të lartë të e mban Moldavia. Konsumi vjetor i alkoolit në Moldavi llogaritet 17.4 litra. Vendet e ish- Bashkimit Sovjetik janë në krye të renditjes. Në vendin e dytë pas Moldavisë renditet Bjellorusia me më pas Lituania, Rusia dhe Australia me 12.6.
Ndërsa vendet e Lindjes së Mesme dhe një pjesë e vendeve të Afrikës së Veriut kanë një konsum shumë të ulët të alkoolit për shkak të fesë, mentalitetit dhe varfërisë nën 1 litër për frymë. Madje Libia është i vetmi shtet ku konsumi i alkoolit për frymë është 0 litra. I papërfillshme është dhe konsumi i alkoolit në Arabinë Saudite, Kuvajt, Jemen apo Pakistan.

Article Logic
Execution time: 0.0034029483795166