INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pa prisni pak! Të gjithë u fiksuam me të, por Luana dhe Faydee e kanë kopjuar këngën?! Olti Curri nxjerr provat [FOTO/ VIDEO]

Pa prisni pak! Të gjithë u fiksuam me të, por Luana dhe Faydee e kanë kopjuar këngën?! Olti Curri nxjerr provat [FOTO/ VIDEO]

Publikuar më: 08:57 15-07-2019

Moderatorja e njohur Luana Vjollca ka publikuar së fundmi këngën e saj të re, një bashkëpunim me këngëtarin me famë botërore Faydee. Kënga titullohet “Yalla Habibi” dhe u prit mjaft mirë nga publiku.Kjo shihet fare mirë në klikimet në YouTube ku numëron mbi 1.7 milionë klikime duke thyer kështu rekord, mirëpo Olti Curri ka bërë disa postime që këngëtares me siguri s’i kanë pëlqyer, por edhe fansave të saj.

luan.jpg

 

Olti ka ironizuar duke nënkuptuar se Luana e ka kopjuar këtë këngë nga kënga me të njëjtin titull “Yallah Habibi” të kënduar nga DJ Antoine, Sido & Moe Phoenix.

kontor.jpg

 

Olti ka publikuar në Instastory një foto të këngës së Luanës ku ka shkruar: “Epo kjo punë! Sa e nxorri këngën Luana ja kopjuan”, duke e shoqëruar me një emoji të qeshure.

korrik.jpg

Ndërkohë në postimet e tjera ka postuar këngën e Dj Antoine e cila është publikuar në vitin 2018 ku bie në sy ngjashmëria në muzikë dhe në pjesën e refrenit me këngën e Luanës.

Si ju duket juve?

Article Logic
Execution time: 0.0034050941467285