INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot është shumë seksi dhe gocat çmenden pas tij, por shihni si dukej Butrint Imeri kur se njihte askush! [FOTO]

Sot është shumë seksi dhe gocat çmenden pas tij, por shihni si dukej Butrint Imeri kur se njihte askush! [FOTO]

Publikuar më: 08:47 15-07-2019

Butrint Imeri prej disa kohësh është kthyer në një ndër këngëtarët më të mirë shqiptarë dhe ka rrëmbyer zemrat e shumë vajzave me këngët e tij të dashurisë dhe paraqitjet gjithmonë me stil. Ai është çdo herë aktiv me projekte të reja, teksa viteve të fundit mund të thuhet lirshëm se është kthyer në një nga meshkujt më të spikatur në tregun muzikor shqiptar.

Projektet muzikore i ka shumë të shpeshta, e madje shumë prej tyre janë kthyer në hite. Butrinti është komentuar shpesh edhe për jetën e tij sentimentale, pasi shpesh herë e kanë bërë të lidhur me Kiara Titon, por ata nuk e kanë pranuar asnjëherë këtë gjë. E dimë që është shumë simpatik dhe ka shumë fanse femra në rrjetet sociale, por e dini si dukej Butrinti shumë vite më parë, kur e njihnin pak veta, ndoshta vetëm familjarët e tij?

Këtë na e tregoi këngëtari me anë të një fotoje të publikuar në instastory nëpërmjet së cilës uronte motrën e tij për ditëlindje.

Në foton e postuar nga Butrinti, ai duket se është shumë i vogël në moshë teksa shfaqet me të motrën në plazh.

Edhe fëmijë, Butrinti paska qenë shumë i lezetshëm.

sustea.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003093957901001