INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Oriola Marashi arrin këtë sukses ndërkombëtar dhe Eros Grezda s’mund të ishte më krenar se kaq! [FOTO]

Oriola Marashi arrin këtë sukses ndërkombëtar dhe Eros Grezda s’mund të ishte më krenar se kaq! [FOTO]

Publikuar më: 12:37 10-09-2020

Oriola Marashi është padyshim një ndër modelet më të suksesshme shqiptare. Modelja merr gjithmonë vëmendjen me paraqitjen e saj, ndërkohë që së fundmi është komentuar edhe për shkak të lidhjes me futbollistin Eros Grezda.

Pavarësisht jetës sentimentale, edhe në aspektin professional Oriolës po i ecën mjaft mirë, ndërsa është shfaqur në një postër të madh të një ndërtese në Turqi, pas një fotosesioni që ka bërë.

Më krenare se Oriola është ndjerë partneri i saj dhe këtë nuk ka hezituar ta tregojë në rrjetet sociale. Futbollisti nuk e ka lënë këtë moment t’i shpëtojë, duke fotografuar posterin e partneres dhe duke e ndarë me të gjithë ndjekësit e tij në Instagram.

“Krenar për ty”- janë fjalët e Erosit krahas postimit, të cilin e ka shoqëruar me një zemër të kuqe.

1-13.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037539005279541