INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pa prisni pak! Eros Grezda i paska propozuar për martesë Oriola Marashit? Modelja nis provat…[FOTO]

Pa prisni pak! Eros Grezda i paska propozuar për martesë Oriola Marashit? Modelja nis provat…[FOTO]

Publikuar më: 17:35 06-09-2020

Oriola Marashi dhe Eros Grezda janë një nga çiftet më të përfolur të momentit. Ata duken gjithmonë e më të dashuruar me njëri-tjetrin dhe po shijojnë çdo moment. Madje sipas “Panorama Plus”, sulmuesi i ka bërë propozimin për martesë modeles, e cila ka nisur të bëjë provat e para me fustanet, për të parë se cili i përshtatet më shumë (ka realizuar dhe fotosesione me vello). Çifti i kaloi pushimet bashkë në Kroaci, ndërsa së fundmi Grezda ka postuar në “Instagram” foto me Oriolën, teksa shiheshin të përqafuar.

186F9471-B8C4-4B9F-AE79-B02EEDB457CA-600x655.jpeg

 

Kujtojmë se Oriola dhe Erosi u lidhën para 8 muajsh, ndërkohë që romanca e tyre u zbulua plotësisht gjatë karantinës, kur ata publikonin foto nga e njëjta shtëpi, duke u treguar ndjekësve se izolimin po e kalonin bashkë.

Ndërkohë që shpesh herë janë përfolur dhe për një fejesë të mundshme pasi është vënë re një unazë në gishtin e fejesës të Oriolës.

Neve na pëlqejnë gjërat zyrtare kështu që do ishte më mirë të reagonte ndonjëri prej tyre për të treguar se deri në çfarë pike ka arritur lidhja e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0037500858306885